Kur do të jepet vendimi final për ikonën e basketbollit të femrave?

Basketboll

Kur do të jepet vendimi final për ikonën e basketbollit të femrave?

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:57
Britnej Griner

Kur do të jepet vendimi final për ikonën e basketbollit të femrave?

Ikona e basketbollit të femrave, Britnej Griner vazhdon të mbahet e burgosur nga autoritet ruse që kërkojnë dënimin e saj me 9 vite e gjysmë heqje lirie pas arrestimit për shkak të vajit të kanabisit që asaj iu gjet gjatë udhëtimit nga Amerika për në Rusi.

31-vjeçarja është mbrojtur ndaj akuzave me pretendimet se ajo e përdor vajin e kanabisit si një medikament mjekësor, hipotezë e cila është hedhur poshtë nga ana e autoriteteve vendase të cilat kanë negociuar me SHBA-në një marrëveshje të mundshme për ekstradimin e saj i cili përfshin shkëmbimin e disa te burgosurve.

Në mbrëmjen e sotme gjykata ruse e Khimkit pritet të jap vendim final lidhur me Griner e cila rrezikon deri në 9 vite e gjysmë heqje lirie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat