Arbër Berisha vazhdon me Sigal Prishtinën

Basketboll

Arbër Berisha vazhdon me Sigal Prishtinën

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 22:27
Arbër Berisha vazhdon me Sigal Prishtinën

Sigal Prishtina e ka me gjithë mend për edicionin e ri, synon t’i fitojë të gjitha trofetë e mundshme.

Bardhekaltrit konfirmojnë se i kanë vazhduar kontratën edhe basketbollistit Arbër Berisha.

“Arbëri vazhdon kontratën me klubin tonë edhe për sezonin e ardhshëm. Berisha erdhi në kryeqytet në sezonin e kaluar nga Bornova, Turqi.

Për fat të keq qendra jonë u lëndua në fillim të sezonit duke  e penalizuar për tërë pjesën tjetër të kampionatit. 

Klubi i qëndroi pas Arbërit deri në rehabilitimin e plotë të lëndimit duke ia besuar edhe këtë stinor të tregoj potencialin e tij dhe ndihmoj klubit drejt sukseseve të reja. Arbëri i rikuperuar është i gatshëm për sezonin e ri 2022/23”, njofton KB SIgal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat