Vllaznia “rrëmben” një amerikan

Basketboll

Vllaznia “rrëmben” një amerikan

Më: 19 janar 2023 Në ora: 16:15
Eric Cooper Jr

Vllaznia “rrëmben” një amerikan, synon të qëndrojë në Superligë!

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj, përmes një deklarate në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjen me basketbollistin amerikan Eric Cooper Jr.

Amerikani është 27 vjeç, 1.90 metra i gjatë dhe luan në pozicionet 2-3. Për Vllazninë ky konsiderohet një përforcim i rëndësishëm, me shpresën që t’i largohet fundit të renditjes dhe rënies nga Supeliga.

Lojtari ka mbërritur në Shkodër dhe pritet të debutojë këtë fundjavë, në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, atë ndaj Kamza Basket.

Shkodranëet kanë zhvilluar një kampionat me hope, duke u renditur në vendin e fundit në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat