Sot është zhvilluar xhiroja e pestë në Ligën e Veteranëve, që ishte e fundit për edicionin e parë.
Gjithsej janë zhvilluar pesë xhiro në pesë qytete të ndryshme.
Rezultatet ishin në plan të dytë, ndërsa kryesorja ishte ribashkimi i veteranëve dhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në basketbollin e Kosovës.
Prishtina u rendit e para me katër fitore e një humbje, ndërsa pas saj janë renditur Vëllaznimi, Peja, Trepça, Bashkimi dhe Ylli.
Në sfidat e zhvilluara në Pejë janë arritur këto rezultate:
Vëllaznimi – Trepça 56:49
Peja – Ylli 57:41
Bashkimi – Prishtina 52:75