Prishtina i bashkohet finales së play-off-it

Basketboll

Prishtina i bashkohet finales së play-off-it

Më: 16 mars 2024 Në ora: 19:17
Prishtina

Prishtina ka siguruar kalimin tutje në fazën e play-off-it pasi ka triumfuar ndaj Peja 03 me rezultat 60:95 (18:26,14:26,16:18,12:25).

Që nga fillimi e deri në fund Prishtina kontrollin lojën për të shënuar fitoren e dytë në gjysmëfinale e për të siguruar vend në finalen e madhe të playoff-it.

Pjesën e parë vajzat nga kryeqyteti e mbyll me epërsi prej +20 pikësh apo rezultat të përgjithshëm 32:52.

Peja 03 nuk arriti që të ndryshoj asgjë as pas pushimit ndërsa Prishtina në fund triumfoi me rezultat të përgjithshëm 60:95.

Prishtina në finale të playoff-it, Superliga Femrat takohet me skuadrën e Bashkimit që gjithashtu triumfoi 2:0 ndaj Penzes.

Për fitoren e Prishtinës u dalluan Asianae Johnson me 20 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime si dhe Elektra Zykaj me 10 pikë, 8 kërcime dhe 10 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat