Fitorja e 18-të radhazi për mitrovicasit, fitojnë në Gjakovë

Basketboll

Fitorja e 18-të radhazi për mitrovicasit, fitojnë në Gjakovë

Më: 16 mars 2024 Në ora: 19:19
Drilon Hajrizi

Trepça ka shënuar fitoren e 18-të radhazi në Prince Caffe Superligë, ku kësaj radhe ka mundur Vëllaznimin në Gjakovë me shifrat 77:80 (19:20, 15:15, 23:20, 20:25), në javën e 25-të.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me vendasit që kishin deri në katër pikë epërsi, kurse me të njëjtën monedhë ju përgjigjën edhe mysafirët, duke përfunduar 19:20.

Edhe perioda e dytë ishte tërësisht e barabartë.

Ngjashëm ishte loja edhe në pjesën e dytë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej dhe rezultati ishte i ngushtë deri në fund, ku vendimtar ishin nëntë pikët e Darnell Edge në dy minutat e fundit për rezultatin përfundimtar 77:80.

Më i miri te Vëllaznimi ishte Jalen Ray me 20 pikë, katër kërcime e tri asistime, derisa te Trepça u dalluan Darnell Edge me 20 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime dhe Drilon Hajrizi me 19 pikë e pesë kërcime.

Vëllaznimi mbetet në vendin e pestë me 11 fitore e 14 humbje, derisa Trepça e para me 23 fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat