Junior 06 Moni Bau - Vëllaznimi nuk u zhvillua! Rushiti: Më vjen keq

Basketboll

Junior 06 Moni Bau - Vëllaznimi nuk u zhvillua! Rushiti: Më vjen keq

Nga: V. Bytyçi Më: 16 mars 2024 Në ora: 20:53
Junior 06 Moni Bau

Ndeshja e parë gjysmëfinale e  ‘Play-off’-it në basketboll për Ligën e parë të femrave midis ekipit Junior 06 Moni Bau dhe Vëllaznimit nuk u zhvillua, pasi gjakovaret nuk udhëtuan në Prizren dhe për këtë as që e kishin njoftuar skuadrën nikoqire, e cila kishte bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizmin e kësaj përballje, duke siguruar edhe transmetimin e drejtpërdrejtë.

“Po, ne kishim ndërmarrë të gjitha masat për organizmin e ndeshjes së parë gjysmëfinale.

Madje kishim siguruar edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes për ta parë ata që nuk do të jenë në sallë.

Lojtaret tona të përgatitura si zakonisht kanë dalë me kohë në parket për t’u përgatitur, ndërkohë edhe zyrtarët e ndeshjes kanë qenë prezentë.

Mirëpo, skuadra mysafire nuk ka ardhur dhe as që na ka njoftuar për mosardhjen e tyre. Më vjen keq që nuk po luhet ky takim, mirëpo drejtuesit e KBF Vëllaznimi është dashur me kohë të na njoftojë për mosudhëtimin e tyre.

Sidoqoftë, ne këtë ndeshje do ta fitojmë me rezultat zyrtar dhe do të kalojmë në finale, ku do ta presim fituesin e duelit Vushtrria basket – AA Prishtina”, ka thënë drejtuesi i KBF Junior 06 Moni Bau, Ramush Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat