Derbi në Prizren

Basketboll

Derbi në Prizren

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:06
Bashkimi

Sot (e dielë) do të zhvillohet xhiroja e 25-të në Prince Caffe Superligë.

Duel shumë i vlefshëm do të zhvillohet mes dy skuadrave prizrenase, Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, që renditen në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë.

Prizreni ka shtatë fitore e 17 humbje, kurse Portokallezinjtë nëntë fitore e 15 humbje, andaj është një sfidë direkte që dërgon në garat e “Play-off”-it.

Po të dielën do të zhvillohet dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Istogut. Bardhekaltrit momentalisht janë në vendin e katërt me 14 fitore e dhjetë humbje, kurse istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 24 humbje..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat