BC Çair pyet: Deri kur kështu?!

Basketboll

BC Çair pyet: Deri kur kështu?!

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:42
BC Çair

Skuadra shqiptare e basketbollit BC Çair e ka humbur derbi ndeshjen kundër MZT Skopje me rezultat 84-89, ndeshje kjo e vazhduar pas tre ditësh, pasi ishte e ndërprerë për shkak të ndodhive të enjtën në mbrëmje në sallën “Shaban Tërstena”.

Pas humbjes ka reaguar KB Çair duke thënë se deri kur do të vazhdojnë padrejtësitë ndaj tyre.

“Deri kur kështu!

I gjithë shteti së bashku me aparaturat e saja kundër një ekipi të vetëm.

Intrigat, kurthet dhe gënjeshtrat e shpikura në fund ua sollën fitoren qyqarëve. Luftuam me të gjithë dhe në fund u mposhtëm.

Ju sigurojmë që do të rikthehemi edhe më të fortë, PLAYOFFI-i na pret dhe gjithashtu palestrës tonë Shaban Tërtstena do ti rikthehet zemra e ekipit, publiku jonë.

Nuk ka fjalë apo fjali që kishte mundur të ju Faleminderit, nga i pari deri tek i fundit ju jemi mirënjohës nga zemra, ju jeni shtylla e çdo suksesi”,- reagon klubi shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat