Edhe një kupë për Junior 06 Moni Bau

Basketboll

Edhe një kupë për Junior 06 Moni Bau

Më: 17 mars 2024 Në ora: 21:46
Junior 06 Moni Bau

Sukseset e KB Junior 06 Moni Bau nuk kanë të ndalur. Krahas Kupës së Kosovë të fituar nga vashat e ligës së parë, edhe njomaket e grupmoshës u-14 e kanë sjellë trofeun më të çmuar në klub.

Vashat e trajnerit të palodhshëm Arbër Rushiti në finale e kanë mposhtur skuadrën prizrenase Ponte Prizreni me rezultat 78:61. 

Për këtë fitore dhe për këtë sukses kanë merita të gjitha lojtaret e skuadrës me në krye trajnerin me perspektivë, Arbër Rushitin, ndërsa e talentuara Bora Mullaabazi u shpall lojtarja më e dalluar në finale (MVP).

Kupën kapitenes Suden Salla ia dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së dhe kryetari i KB Bashkimi, Moni Përteshi.
Sukseset e KB Junior 06 Moni Bau nuk do të ndalen me kaq, pasi priten edhe titujt e kampionit për ekipet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat