Liga Ballkanike: Peja e deklasoi ekipin malazez

Basketboll

Liga Ballkanike: Peja e deklasoi ekipin malazez

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Klubi i basketbollit Peja, po shfaq formë tejet të lartë në Ligën Ballkanike.

Mbrëmë skuadra e Rami Hadar, e arriti fitoren e pestë në këtë garë.

Kampioni i Kosovës e ka deklasuar ekipin malazez Plevia, duke e mposhtur me rezultat të thellë 105:75.

Klubi pejan e dominoi pothuajse tërë lojën duke fituar me plot meritë.

Më të dalluarit tek kampionët të hënën mbrëma ishin: Meriton Ismaili me 26 pikë dhe Justin Davis me 21 sosh.

Ndërkaq tek Plevia ishin: George Bradley Martin kishte 17 pikë e Darius McNeil 14 sosh.

Aktualisht Peja i ka pesë fitore e dy humbje, ndërkaq skuadra nga Mali i Zi nga tetë xhiro i ka po aq humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat