Bora në finale

Basketboll

Bora në finale

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:15
Rezultatet

Bora është finalistja e parë në “Play-off” të Ligës së Parë të Meshkujve.

Skuadra prishtinase në ndeshjen e dytë gjysmëfinale e ka mundur Vushtrrinë 80:113, që ishte e mjaftueshme për të depërtuar në finale, pasi sfidën e parë e kishin fituar 80:113.

Prishtinasit depërtojnë në finale, ku e presin fituesin e ndeshjes Kosovari-New Basket.

Kosovari e fitoi ndeshjen e së hënës me rezultat 68:92, për të barazuar serinë gjysmëfinale në 1:1, pasi takimin e parë e fituan prizrenasit 85:100.

Ndeshja e tretë do të jetë vendimtare se, kush do të kualifikohet tutje.

Kampioni i Ligës së Parë edicionin e ardhshëm do të garojë në elitë, kurse finalisti do të garojë me vendin e shtatë të Prince Caffe Superligë, për një vend në elitën e basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat