Pejanet sigurojnë Play-off-in në Liga Unike

Basketboll

Pejanet sigurojnë Play-off-in në Liga Unike

Më: 19 mars 2024 Në ora: 22:09
Penza

Penza ka siguruar Play-off-in në Liga Unike Femrat.

Skuadrat pejane ka mundur e ka mundur Partizanin 82:76 (27:10, 17:28, 21:11, 17:27), në javën e nëntë.

Me këtë fitore pejanet siguruan një vend në “Play-off”, që do të mbahet më 1 dhe 2 prill në Kosovë.

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë dhe fituan bindshëm çerekun e parë 27:10, derisa ngritën më shumë epërsinë në periodën e tretë. Mysafiret tentuan rikthimin në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe Penza fitoi 82:76.

Te skuadra pejane u dalluan Saranda Daci me 20 pikë e dhjetë kërcime, Peevy Elise me 20 pikë e 11 kërcime dhe Sara Vrasniqi me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te skuadra tiranase u dalluan Antoinette Bennister me 20 pikë, gjashtë kërcime e dhjetë asistime, Emma Fee me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Ornela Lalaj me 18 pikë e 13 kërcime.

Penza ka katër fitore e pesë humbje, kurse Partizani një fitore e tetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat