Real Madrid nuk zhgënjen

Basketboll

Real Madrid nuk zhgënjen

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:33
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 30-të të sezonit të rregullt në Euroleague, që po shkon gradualisht drejt fundit.

Skuadra e Real Madrid mbetet ende e vetmja e kualifikuar deri më tani në fazën play off, ku shkojnë tetë më të mirat.

Madrilenët fituan 86-79 në fushën e Alba Berlin, duke korrur suksesin e 24-t sezonal. Në vendin e dytë, me 20 fitore, ndodhet Barcelona, që u mund 88-74 nga Fenerbahce, sukses që ngjit turqit në vendin e tretë.

Në vendin e tretë me nga 19 fitore janë edhe Panathinaikos e Monaco. Grekët fituan 89-76 ndaj Crvena Zvezda në Beograd, ndërsa francezët u mundën 98-80 në fushën e tyre nga italianët e Armani Milano.

Euroleague – Raundi i 30-të

Anadolu Efes – Olympiacos, 85-72

Zalgiris Kaunas – Virtus Bolonja, 96-81

Alba Berlin – Real Madrid, 79-86

Maccabi Tel aviv – Villeurbanne, 98-90

Partizan Beograd – Baskonia Gasteiz, 87-83

Fenerbahce – Barcelona, 88-74

Monaco – Armani Milano, 80-98

Crvena Zvezda – Panathinaikos, 76-89

Valencia Basket – Bayern Mynih, 70-68

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat