Programi “Sport në Shkolla” po zhvillohet me ritëm të shpejt

Basketboll

Programi “Sport në Shkolla” po zhvillohet me ritëm të shpejt

Më: 21 mars 2024 Në ora: 20:11
Pamje nga grumbullimi

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës (FSSHRK) kanë vizituar Shkollën “Hasan Zyko Kamberi” në Sllovi të Lipjanit.

Gjatë vizitës janë shpërndarë edhe bluza për fëmijët, që janë pjesë e këtij programi.

“Sporti në Shkolla” është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.

Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3×3 dhe Federata e Shahut të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat