Denver kërcënon kreun në Perëndim

Basketboll

Denver kërcënon kreun në Perëndim

Më: 22 mars 2024 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Kampionët në fuqi të NBA i afrohen shumë kreut në Konferencën e Perëndimit, duke treguar se janë skuadra për t’u mundur, të paktën në këtë kah të kampionatit të basketbollit amerikan.

Denver fitoi 113-100 ndaj Nju Jorkut, duke luftuar ende për vendin e parë, teksa është vetëm një fitore larg. Nikola Jokic ishte protagonist me një “triple double”, 30 pikë, 14 ribaund dhe 11 asist, ndërsa Porter realizoi 31 pikë.

Po në Perëndim, spikati fitorja e tretë radhazi i Dallas, që mundi 113-97 Jutah Xhez. Si gjithnjë, protagonist Luka Doncic, autor i 34 pikëve. Maveriks janë vetëm një hap larg zonës play-off.

Në Lindje, Milouki konfirmohet si forca e dytë pas fitores 115-108 ndaj Bruklin. Lilard me 30 pikë dhe 12 asist ishte më i miri në fushë për Baks, mbështetur nga Antetokounmpo me 21 pikë, i cili mungoi në ndeshjen paraardhëse, që cilën e humbën ndaj kryesuesve të Boston.

REZULTATET

Orlando – New Orleans, 121-106

ëashington – Sacramento 109-102

Houston – Chicago 127-117

Milwaukee – Brooklyn 115-108

Dallas – Utah Jazz 113-97

Denver – New York 113-100

Phoenix – Atlanta 128-115

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat