Ylli me fitore të rëndësishme në Prizren

Basketboll

Ylli me fitore të rëndësishme në Prizren

Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:17
Golden Eagle Ylli

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e 27-të të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja faktikisht është vendosur në pjesën e parë, ku mysafirët që duan pozitën e dytë në renditje, ishin më të motivuar, duke qenë më të mirë në çerekun e parë dhe të dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 29:53.

Në pjesën e dytë therandasit ruajtën epërsinë dhe madje e thelluan për të fituar 63:96.

Isaiah Kelly kishte 17 pikë e 13 kërcime për vendasit, derisa Alonzo Verge Jr 25 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Proton Cable Prizreni mbetet në vendin e shtatë me shtatë fitore e 20 humbje, kurse Golden Eagle Ylli barazohet me pikë me Pejën, nga 18 fitore e nëntë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat