Partizani mbetet një hap pas

Basketboll

Partizani mbetet një hap pas

Më: 25 mars 2024 Në ora: 19:46
Pamje nga ndeshja

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra, ku skuadra e Flamurtarit vijon të komandojë renditjen. Vlonjatet fituan 76-58 ndaj Vllaznisë në Vlorë.

Ndeshje e komanduar nga basketbollistet vendase, ku shkëlqeu Henderson me 31 pikë e 1 rebound, më e mira në fushë. Flamurtari qëndron një pikë para bardhebluve.

Tirana arriti të fitojë me lehtësi 110-53 ndaj Teuta Basket, një ndeshje që ishte një formalitet për vajzat bardheblu. Lojtarja më e mirë ishte Qosja me 28 pikë.

Edhe Partizani nuk zhgënjen në derbin me Studentin, duke fituar 71-46, ndeshje që u komandua nga vajzat e “kuqe”. Bannister me 19 pikë ishte shënuesja më e mirë.

Fiton edhe Elbasani, që në fushën e tij mundi 75-65 Barleti Basket, një ndeshje që u vendos në periodën  e fundit në favor të vendaseve (Ahmetaj 24 pikë).

Kategoria e Parë-Femra, java e 19-të

Tirana – Teuta Basket, 110-53

Partizani – Studenti, 71-46

Elbasani – Barleti Basket, 75-65

Flamurtari – Vllaznia, 76-58

Renditja: Flamurtari 37 pikë, Tirana 36 pikë, Partizani 34 pikë, Vllaznia 30 pikë, Teuta Basket 25 pikë, Studenti 25 pikë, Elbasani 22 pikë, Barleti Basket 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat