Nënshkruhet marrëveshja, Final 4 i Liga Unike Femrat në Prishtinë

Basketboll

Nënshkruhet marrëveshja, Final 4 i Liga Unike Femrat në Prishtinë

Më: 25 mars 2024 Në ora: 20:32
Pamje nga nënshkrimi

Është nënshkruar marrëveshja për organizimin e Final 4 të Liga Unike Femrat.

Kjo garë shumë e rëndësishme do të organizohet nga KBF Prishtina, që para dy edicioneve ishte shpallur kampione, pikërisht në kryeqytetin e Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku dhe Përfaqësuesi i KBF Prishtinës, Florian Kllokoqi.

Dushku është shprehur se, do të ndihmojnë klubin prishtinas në organizim, duke shpresuar se do të jetë sa më madhështor, kurse Kllokoqi, ka bërë të ditur se do të bëjnë çmos që ky event shumë i rëndësishëm për basketbollin mbarëshqiptar të shkojë siç është më së miri.

Final 4 i Liga Unike Femrat do të mbahet në Prishtinë më 1 dhe 2 prill.

Bashkimi, Prishtina, Tirana dhe Penza do të garojnë në “Play-off”, derisa çiftet gjysmëfinale do të mësohen të mërkurën mbrëma, pasi Tirana dhe Penza kanë nga katër fitore e pesë humbje.

Kampion aktual është Partizani i Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat