Liga Unike për meshkuj gati për start në Vlorë

Basketboll

Liga Unike për meshkuj gati për start në Vlorë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:47
Orari

Pas një viti pushim, do të nisë ditën e mërkurë, 27 mars, Liga Unike në basketboll për meshkuj. Në këtë event do të marrin pjesë 8 skuadra, katër nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ky event do të zhvillohet me sistem grumbullimi, me eleminim direkt. Kështu, katër skuadrat shqiptare do të përballen në çerekfinale ndaj katër skuadrave kosovare.

Më 27 mars do të luhen dy sfidat e para: Trepça-Kamza Basket e Tirana-Ylli. Ndërsa më 28 mars do të luhen dy çerekfinalet e tjera: Peja-Teuta e Sigal Prishtina-Besëlidhja. Fituesit do të shkojnë në gjysmëfinale.

Një event që organizohet në Vlorë dhe që pritet me interes, pas një viti pushim. Ndërkohë, është njoftuar se “final four” i Ligës Unike për femra do të zhvillohet në Prishtinë, në datat 1-2 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat