Sot zbulohen dy gjysmëfinalisët e Ligës Unike

Basketboll

Sot zbulohen dy gjysmëfinalisët e Ligës Unike

Më: 28 mars 2024 Në ora: 11:17
Pamje nga një atmosferë

Këtë të enjte do të zhvillohen dy çerekfinalet tjera në kuadër të Final 8 të Ligës Unike që po mbahet në qytetin e Vlorës.

Nga ora 16:00, Peja do të takohet me Teutën. Tre orë më vonë, Besëlidhja e pret Sigal Prishtinën.

Gjysmëfinalet zhvillohen ditën e premte. Nga ora 16:00 është gjysmëfinalja e parë mes fituesit të ndeshjes Peja-Teuta dhe atij mes Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli.

Nga ora 19:00 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë.

Takohen fituesit e sfidave Trepça-Kamza dhe Besëlidhja-Sigal Prishtina.

E shtuna do të jetë pushim, derisa Liga Unike rikthehet të dielën.

Në ora 16:00 luhet ndeshja për vendin e tretë, ndërsa finalja e madhe nga ora 19:00.

Në stinorin e parë të organizimit, Ligën Unike e kishte fituar Ylli, ndërsa në të dytën Peja.

Stinori i tretë i saj nuk u mbajt fare, pasi që ekipet e Shqipërisë hoqën dorë nga garat.

Prandaj, tash në formë turneu ky do të llogaritet si edicioni i tretë garues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat