Ponari: Liga Unike ëndërr, qeveria shqiptare të mbështesë basketbollin

Basketboll

Ponari: Liga Unike ëndërr, qeveria shqiptare të mbështesë basketbollin

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:40
Pamje

Avni Ponari e cilëson zhvillimin e Ligës Unike si realizimin e një ëndrre. Por në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, presidenti i FSHB-SË, kërkon mbështetje nga qeveria.

“Vlora është qendër e finaleve të Ligës Unike. Një garë shumë e bukur me rreth 200 basketbollistët më të mirë të dy vendeve për të zhvilluar atë aktivitet që shqiptarët prej vitesh e kanë ëndërruar. Liga do t’i japë basketbollit nuanca të reja, por edhe Vlorës bukuri në këto ditë.

Vite më parë kishte dhe nga ata që nuk e besonin se kjo gjë do të bëhej.

Sot jemi të lumtur që kjo ligë është lëvizje e shkëlqyer bashkëpunimi në Shqipëri dhe Kosovë për të krijuar ëndërr për moshat e reja. Është ligë që do të vazhdojë shumë gjatë dhe të gjithë do kenë ëndërr të bëhet pjesë e saj.

Qeveria jonë duhet të japë mbështetje për nivelin ekonomik të basketbollit pasi buxheti ynë është raport 1 me 10. Nëse në Kosovë buxheti i një ekipi është 1 milion euro në Shqipëri është më pak sesa 100 milion në vit”, deklaroi Ponari..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat