Talenti Dion Shabani me 110 pikë të shënuara e shkatërron Rabotniçkin!

Basketboll

Talenti Dion Shabani me 110 pikë të shënuara e shkatërron Rabotniçkin!

Më: 28 mars 2024 Në ora: 14:20
Talenti Dion Shabani

Ndeshja e sotme nga Liga U14 e Maqedonisë do të mbetet rekord në historinë e basketbollit maqedonas..

Në sallën sportive “Kale” ne Shkup u takuan ekipet pionere të Rabotniçkit dhe Crn Drim (DRINI I ZI) në kuadër të kampionatit në këtë garë ku skuadra nga Struga fitoi me rezultat të thellë 130-84.

Ndeshja u vulos nga lojtari i Crn Drim (DRIN i ZI), Dion Shabani, i cili shënoi 110 pikë, që është një rekord i ri në basketbollin maqedonas ku rekordi paraprak ka qenë 105, , shkruan Struga Ekspres.

Kjo nuk është ndeshja e parë e tillë e Shabanit. Në tetor të vitit 2023, në duelin me Feniksin nga e njëjta garë, ai shënoi 88 pikë, në fitoren ndaj Feniksit me rezultat 94-90.

Ky rezultat dhe sukses i madh vjen edhe fal punës së palodhur të trajnerit të ekpit të Basketbolit, Petar Çoçoroski, i cili punon prej shumë vitesh me përkushtimin më të madh me të gjitha moshat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat