Finalja e dytë mes New Basket-it

Basketboll

Finalja e dytë mes New Basket-it

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Sot zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it të Ligës së Parë ndërmjet New Basket dhe Bora-s.

Takimi zhvillohet në Prizren nga ora 16:00. Në finalen e parë kishte fituar skuadra prishtinase me rezultat 106:64.

Nëse prishtinasit fitojnë edhe ndeshjen e dytë, atëherë edicionin e ardhshëm do të garojnë në Superligë, ndërkohë, nëse fitojnë prizrenasit, atëherë seria finale barazohet në 1:1 dhe do të zhvillohet edhe përballja e tretë.

Kampioni i Ligës së Parë do të garojë edicionin e ardhshëm në elitën e basketbollin, kurse finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës, Proton Cable Prizrenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat