Në sfidën dramatike, Sigal Prishtina fiton ndaj Besëlidhjës

Basketboll

Në sfidën dramatike, Sigal Prishtina fiton ndaj Besëlidhjës

Më: 28 mars 2024 Në ora: 22:05
Pamje nga një ndeshje

Në çerekfinalen më interesante deri më tani, Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Besëlidhjes me rezultat 79:80 (28:9, 17:22, 17:28, 17:21).

Skuadra e Besëlidhjes e filloi ndeshjen për mrekulli dhe në çerekun e parë ishin shumë më të mirë se prishtinasit, duke e fituar këtë pjesë 28:9.

Epërsia u ngrit në periudhën e dytë, deri në 22 pikë, 35:13, por prishtinasit filluan të këndellen dhe pjesa e parë përfundoi 45:31.

Epërsia e Besëlidhjes u shkri edhe më shumë në periodën e tretë, pasi skuadra nga Prishtina ishte më e mirë dhe shifrat pas 30 minutash ishin 62:59.

Drama vazhdoi në dhjetë minutat e fundit, ku të dy skuadrat kishin mundësi të fitonin.

]Vendimtare ishte një treshe nga Donte Clark i Prishtinës për 78:80, derisa në aksionin e radhës, Hysa shënoi një pikë nga gjuajtja e lirë, kurse në të dytën nuk ishte i saktë, derisa Julian Hamati kërceu në sulm dhe gjuajti për dy pikë, por nuk ishte i saktë dhe Sigal Prishtina triumfoi 79:80.

Sigal Prishtina të premten në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepcën, kurse gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Final 8 i Liga Unike Lajthizës po zhvillohet në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat