Shatri: U zhgënjeva, u rraskapita, lash familjen pa bukë

Basketboll

Shatri: U zhgënjeva, u rraskapita, lash familjen pa bukë

Nga: K.G. Më: 28 mars 2024 Në ora: 22:28
Fikret Shatri

Istogu përfundimisht bie nga elita e basketbollit të Kosovës (meshkujt).

Padyshim kjo e ka zhgënjyer shumë Fikret Shatrin, kryetrajnerin e Istogut.

Ai ka disa fjalë emocionuese por edhe thumbuese sidomos për palestrën që gjendet në gjendje të keqe.

Istogu renditet në vend të tetë me 27 pikë. 

“Lamtumirë Superligë.

Menduam që shkëlqimi me ne do vinte nga qielli, ne ishim në tokë.

Sa miliona takime, sa miliona shpresa, sa miliona vuajtje, mbase s'mund ti numëroj!

Mbajta shpresë që njerëzit tanë do e kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh në Superligë! U zhgënjeva, u rraskapita, lash familjen pa bukë, harrova fëmijët e mijë, kursimet familjare i transferova ne KB Istog, vetëm e vetëm ta mbajë premtimin e dhënë një natë duke biseduar me Izet Shatrin në ëndërr:

"Vêlla Istogu është amanet" ... ashtu veprova, kurr s'jam pishman dhe s'do të jem, por si ka mundësi edhe 25 vite pas lufte, ne nuk kemi palestër, cili ishte harbuti, cubi, kulaku që na bëri këtë tradhti?!

Ishte një moment, që Istogu mu bë ferr, por engjëjt mu gjinden pranë!

M'besoni, sot ra sipari i Superligës, çdo sekondë të ndeshjes ja dedikuam Trim Ferataj.

Një djalë model, shembull dhe me një ndershmëri kolosale.

Trim, ne vazhdojmë, duke kultivuar vyrtyte, dhe tipare kolosale siç i kishe ti!

Sternipi jonë, prehu i qetë, ta puthë ballin në varrë”, ka shkruar Shatri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat