Bashkimi dhe Prishtina në kategorinë e vajzave kanë siguruar finalen e Ligës Unike në basketboll. Të dyja ndeshjet janë zhvilluar të hënën në Prishtinë.
Bashkimi ka triumfuar ndaj Tiranës, duke arritur një fitore me rezultat 73:54. Në anën tjetër, Prishtina ka mposhtur Penzën me rezultatin 74:57.
Në finalen e pritshme, Prishtina do të përballet me Bashkimin të martën, ndërkohë Tirana dhe Penza do të ndeshen për vendin e tretë.