Nderohet me mirënjohje Isuf Lumi

Basketboll

Nderohet me mirënjohje Isuf Lumi

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:30
Hajrulla Çeku, Albana Lumi e Arben Fetahu

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nderuar me mirënjohje, të ndjerin Isuf Lumi, i cili ishte Kryetar i parë i FBK-së dhe Sekretar i Përgjithshëm.

Mirënjohjen e kanë ndarë Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, derisa në emër të familjes e ka pranuar, Albana Lumi, vajza e të ndjerit Isuf Lumi.

Ceremonia ndodhi para fillimit të ndeshjes për vendin e tretë në Liga Unike Femrat ndërmjet Tiranës dhe Penzës.  

I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas Pavarësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë Sekretar i Përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Lumi ishte zgjedhur kryetar i FBK-së në vitin 1991, në kohërat më të vështira dhe për asnjë moment nuk u ndal së punuari për basketbollin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat