Vendi i tretë i takon Tiranës

Basketboll

Vendi i tretë i takon Tiranës

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Tirana ka fituar vendin e tretë në Liga Unike Femrat, duke shënuar fitore ndaj Penzës me rezultat 78:59 (16:14, 21:15, 23:11, 18:19).

Çereku i parë ishte i barabartë, duke përfunduar 16:14, derisa në periudhën e dytë, skuadra tiranase ishte më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 21:15, për të shkuar në pushim me rezultat 37:29.

Tiranaset vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë për të thelluar epërsinë, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 60:40. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Tirana fitoi 78:59.

Te Tirana u dallua Sabrina Molina Sosa me 17 pikë e 15 kërcime, kurse te Penza më e mira ishte Saranda Daci me 25 pikë e 14 kërcime.

Çmimi Fair Play i takoi Penzës, çmim të cilin e pranoi kapitenia Saranda Daci, kurse çmimin e ndau Klaudio Ndoja, Drejtor Teknik i Kombëtareve nga Federata Shqiptare e Basketbollit.

Medaljet e bronzta i kanë Linda Shala, Nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Fabiola Përmeti, Drejtoreshë e Garave për Femra në FSHB.

Ndërkohë, nga ora 20:00 do të zhvillohet finalja mes Bashkimit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat