Sot në parket kryesuesit e Besëlidhjes

Basketboll

Sot në parket kryesuesit e Besëlidhjes

Më: 3 prill 2024 Në ora: 15:42
Pamje nga një ndeshje

Pas një pauze prej 10 ditësh, hapësirë ku u zhvilluan fazat finale të Ligës Unike për meshkuj dhe femra, këtë mes-javë rikthehen ndeshjet e kampionateve kombëtare.

Java e 20-të e Superligës së basketbollit të meshkujve do të hapet sot në orën 18:00, me Elbasanin vendës që pret kryesuesit e pamposhtur të Besëlidhjes. Më tej në orën 19:00 në Vlorë do të luhet sfida Flamurtari-Skënderbeu.

Tri takimet e tjera do të zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 17:00 me përballjen Vllaznia-Fieri në Shkodër, për të vijuar në orën 19:00 me dy takime tepër interesante, Kamza-Teuta në Bathore dhe Partizani-Apolonia në “Asllan Rusi”.

Ndërkohë Kategoria e Parë e femrave e nisi dje javën e 20-të me derbin universitar, teksa Studenti mundi Barletin me rezultatin e thellë 87-31 (24-5, 19-9, 21-6, 14-11).

Sot në orën 17:00 në Vlorë do të luhet kryendeshja e javës, Flamurtari-Partizani, ndërsa në të njëjtën orë Tirana pret Vllazninë në “Farie Hoti”.

Takimi tjetër do të jetë në orën 17:30 në Durrës, ndërmjet Teutës dhe Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat