Kosova zhvillon duelet e para në turneun e YDF-së në Rumani

Basketboll

Kosova zhvillon duelet e para në turneun e YDF-së në Rumani

Më: 3 prill 2024 Në ora: 22:44
Pamje nga ndeshja

Kosova vajzat dhe djemtë kanë zhvilluar ndeshjet e para në turneun e YDF-së në Rumani.

Vashat e Kosovës duelin e parë e kishin ndaj Bullgarisë, ku rezultati përfundimtar ishte 91:39 (27:10, 21:6, 23:13, 20:10) në të mirë të Bullgarisë.

Anisa Pulaj kishte 12 pikë, ndërsa Era Muzliukaj shtoi dhjetë pikë për Kosovën.

Kjo ishte ndeshja e parë për vajzat e Kosovës në turneun e YDF-së në Rumani.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës kanë zhvilluar e parë duelin e parë, që ishte ndaj Bullgarisë e përfundoi 82:48 (26:5, 20:8, 12:24, 24:11) për Bullgarinë.

Lum Gega kishte dhjetë pikë e dhjetë kërcime, Narti Kasapolli dhe Ramiz Dumbo nga nëntë pikë dhe Almuid Selmani tetë pikë për Kosovën.

Ndeshjet e radhës do të jenë nesër ndaj Turqisë, kurse të premten përballën me Rumaninë, kurse dueli i fundit është të dielën ndaj Maqedonisë Veriore. Ndeshjet zhvillohen në dyja konkurrencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat