Peja në gjysmëfinale

Basketboll

Peja në gjysmëfinale

Më: 3 prill 2024 Në ora: 22:45
Pamje nga ndeshja

Peja është kualifikuar direkt në gjysmëfinale të “Play-off”-it, pasi fitoi ndaj Bashkimit 79:85 (19:25, 18:15, 13:29, 29:16), në javën e 28-të të Prince Caffe Superligës, sfidë që u zhvillua në Pejë.

Te Bashkimi u dallua Lejson Zeqiri me 21 pikë e shtatë kërcime, derisa te Peja u dalluan Jimmy Hall me 19 pikë e pesë kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 15 pikë, tri kërcime e katër asistime.

Peja e përfundon edicionin e rregullt në vendin e dytë, duke u kualifikuar direkt në gjysmëfinale me 19 fitore e nëntë humbje, kurse Bashkimi në vendin e gjashtë me 11 fitore e 17 humbje.

Prizrenasit në çerekfinale të “Play-offit” do të ndeshen me Golden Eagle Yllin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat