Peja ia plotëson kërkesën, e lejon largimin e basketbollistit të huaj

Basketboll

Peja ia plotëson kërkesën, e lejon largimin e basketbollistit të huaj

Më: 4 prill 2024 Në ora: 14:26
Sadio Doucoure

Skuadra e Pejës ka mbetur pa një lojtar të huaj.

Bëhet fjalë për Sadio Doucoure, i cili është larguar nga pejanët.

Në fakt, vet basketbollisti e ka kërkuar largimin dhe kjo është miratuar nga klubi i Kosovës.

Peja e bërë të ditur këtë lajm në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Pas kërkesës personale të basketbollistit dhe aprovimit nga klubi, kemi ndarë rrugët me Sadio Doucoure për pjesën e mbetur të sezonit.

KB Peja i uron gjithë të mirat dhe suksese në etapat tjera të karrierës Sadio Doucoures, duke e falënderuar për kontributin e dhënë”.

Peja e ka mbyllur edicionin e rregullt në pozitën e dytë me 19 fitore e nëntë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat