Përballjet e dyta për Kosovën

Basketboll

Përballjet e dyta për Kosovën

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:54
Pamje nga ndeshja

Kosova sot ka zhvilluar dy ndeshje me Turqinë në YDF-së të Rumanisë.

Përballjet kanë qenë shumë të vështira, duke marrë parasysh se përballë kishin Turqinë. Takimet janë zhvilluar me U14 në të dyja konkurrencat.

Në konkurrencën e meshkujve, Turqia fitoi 47:96, ku dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ishin të barabarta (20:20). Lum Gega kishte 18 pikë e 11 kërcime, derisa Narti Kasapolli shtoi 18 pikë.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Turqia shënoi fitore 12:97, që ishte humbja e dytë për vajzat e Kosovës në këtë turne.

Kosova të premten do të përballet me Rumaninë, kurse të dielën me Maqedoninë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat