Junior 06 Moni Bau në Superligë

Basketboll

Junior 06 Moni Bau në Superligë

Nga: V. Bytyçi Më: 4 prill 2024 Në ora: 22:35
Junior 06 Moni Bau

Basketbollistet e KB Junior 06 Moni Bau kanë shënuar sukses historik në edicionin e sivjetmë të garave në Ligën e parë të femrave.

Ato, pas rrëmbimit të Kupës së Kosovës, janë shpallur edhe kampione të Kosovës, pasi edhe në ndeshjen e dytë finale të Play—off-it mposhtën skuadrën AA Prishtina me rezultat 81:54.

Për këtë fitore dhe për këtë sukses kanë merita të gjitha lojtaret. 

Image

Ramush Rushiti

Yllza Uka me 11 pikë e 11 asistime, e cila u shpall edhe MVP e ndeshjes, Merisa Bilalli me 22 pikë, Anita Grainca me 12 pikë e 10 kërcime, Vesa Krasniqi me 13 pikë, Etna Rexhepi me 9 pikë, Arnisa Veçgishti me 7, si dhe të talentuarat Dea Mullaaliu me 5 dhe Al ulena Dakaj me 2 pikë.

Pas ndeshjes lojtaret u shpërblyen fillimisht me medalje të arta e pastaj edhe me Kupën e kampioneve, të cilat i ndau komisari i garave Faton Kurshumliu.

“Ky vit konsiderohet vit shumë i suksesshëm dhe historik për ne. Është medalja e tretë për këtë vit: Kupa e Kosovës në Ligën e pare, Kupa e Kosovës U-14 vajzat dhe kjo e ditës së sotme - Kampionë të Ligës së parë - femrat.

Tani ngelet për ta rrëmbyer Kupën e katërt në Ligen U-14 vajzat, ku ne finale takohet me KB Trepça”, ka thënë trajneri më i suksesshëm Ramush Rushiti, i cili këtë sukses e ka arritur falë edhe ndihmësve të tij, të birit Arbër Rushitit dhe trajnerit tjetër Qazim Rushiti, por pa harruar asnjëherë angazhimin maksimal të lojtareve dhe mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat