Besëlidhja hipotekon kreun

Basketboll

Besëlidhja hipotekon kreun

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:47
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e javës së 20-të të Superligës në basketboll për meshkuj.

Tirana kampione ishte pushim, ndërkohë që në fushë vijon të dominojë ekipi i Besëlidhjes. Lezhjanët fituan 148-74 ndaj Elbasanit, ndeshje ku 9 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë.

Në vendin e dytë ngjitet Teuta, që fitoi 101-84 në shtëpinë e Kamza Basket, që zbret në vendin e katërt. Ndeshje e komanduar nga durrsakët, ku u dalluan Bacon (27 pikë), Memçaj (25 pikë) e Gorea (23 pikë). Nuk zhgënjen në fushën e tij Flamurtari, që falë 33 pikëve të Mohr mundi 98-79 Skënderbeun.

Ngjit shkallët në renditje Vllaznia, që mundi 111-72 Fieri Basket dhe ndan vendin e katërt me kamzalinjtë.

Për shkodranët u dalluan Rakaj e Wilkins, që së bashku realizuan 41 pikë. Zhgënjen Partizani, që në fushën e tij u mund 98-85 nga Apolonia, ndeshje ku u dalluan Hamilton e Bourne, me nga 21 pikë secili.

Superliga-Meshkuj, java e 20-të

Flamurtari – Skënderbeu, 98-79

Elbasani – Besëlidhja, 74-148

Vllaznia – Fieri Basket, 111-72

Kamza – Teuta Basket, 84-101

Partizani – Apolonia, 85-98

Tirana (pushim)

Renditja: Besëlidhja 36 pikë, Teuta 31 pikë, Tirana 31 pikë, Kamza Basket 29 pikë, Vllaznia 29 pikë, Apolonia 27 pikë, Flamurtari 25 pikë, Partizani 23 pikë, Elbasani 23 pikë, Fieri Basket 19 pikë, Skënderbeu 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat