Vajzat, Rumania - Kosova 83:29! Meshkujt, Rumania - Kosova 117:44

Basketboll

Vajzat, Rumania - Kosova 83:29! Meshkujt, Rumania - Kosova 117:44

Më: 5 prill 2024 Në ora: 22:44
Kosova

Sfidat e treta për Kosovën në turneun e YDF-së

Sot ka qenë dita e tretë e turneut të YDF-së për U14 vjeçarët në Rumani.

Ky turne do të përfundojë të dielën.

Kosova është përballur me Rumaninë në të dyja konkurrencat.

Vajzat e reja të Kosovës janë mundur me rezultat 83:29. Bora Mullabazi shënoi dhjetë pikë për Kosovën në këtë takim.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës janë mundur me shifrat 117:44, ku Lum Gega shënoi 12 pikë për Dardanët e rinj.

Kosova ndeshjet e fundit në këtë turne do t’i ketë të dielën, ku do të përballet me Maqedoninë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat