Efes fiton derbin me Fenerbahçen

Basketboll

Efes fiton derbin me Fenerbahçen

Më: 6 prill 2024 Në ora: 12:15
Pamje nga ndeshja

Derbi i Sambollit mbyllet me fitoren e Efes, 82-80.

Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve, Euroliga, ka vijuar të premten në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar me derbin e Stambollit, Fenerbahçe-Efes. Një ndeshje e luftuar, deri në frymën e fundit, për të shpallur fitues Efes me rezultatin 82-80.

Në një ndeshje ku asnjëra skuadër nuk kryesoi me dyshifrorë dhe epërsia më e madhe ishte 7 pikë.

Efes luajti me epërsinë në çerekun e katërt, duke bërë gjëra të mëdha në fushë. Kjo përfshin një trepikësh nga Rodrigue Beaubois me 40 sekonda para përfundimit, e më pas një gjuajtje nga Larkin.

Një mbyllje emocionuese e sfidës, me Efes që arrin të sigurojë një fitore 82-80 në derbin e Stambollit, ndaj rivalit të tij të qytetit, Fenerbahçe..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat