Zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale, sot fillon ‘Play-Off-i në Superligën e Kosovës në basketboll

Basketboll

Zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale, sot fillon ‘Play-Off-i në Superligën e Kosovës në basketboll

Më: 7 prill 2024 Në ora: 09:31
Prince Caffe Superliga

Sot fillon “Play-off”-i në Prince Caffe Superligë, që pritet të jetë më interesantë se kurrë më parë.

Nga çerekfinalja e deri në finale, priten sfida shumë interesante e dramatike, duke e bërë kampionatin shumë të paparashikueshëm, derisa tifozët pritet ta madhështojnë në tribuna.

Trepça si e para me 25 fitore e tri humbje dhe Peja e dyta me 19 fitore e nëntë humbje janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale. Mitrovicasit kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, derisa pejanët duan të mbrojnë titullin e kampionit.

Në çerekfinalen e parë do të ndeshen Golden Eagle Ylli me Bashkimin. Therandasit që përfunduan në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje duan gjysmëfinalen, derisa përballë kanë prizrenasit që u renditën në vendin e gjashtë me 11 fitore e 17 humbje.

Dueli tjetër çerekfinal është mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, që u renditën në vendin e katërt, përkatësisht të pestë. Prishtinasit e përfunduan edicionin e rregullt me 16 fitore e 12 humbje, kurse kuqezinjtë me 13 fitore e 15 humbje.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale, skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa kampion shpallet skuadra me tri fitore.

Ndeshjet transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.

ÇEREKFINALET

E diel

17:15 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

20:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat