Veteranët e basketbollit të Kosovës fitojnë turneun në Kroaci

Basketboll

Veteranët e basketbollit të Kosovës fitojnë turneun në Kroaci

Më: 8 prill 2024 Në ora: 20:45
Veteranët e basketbollit

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se veteranët e Kosovës kanë fituar turneun në Zarë të Kroacisë.

Sipas njoftimit ky turne është mbajtur nga 5 deri më 7 prill, derisa kanë marrë pjesë ish-basketbollistë të njohur nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia Veriore.

Veteranët e Kosovës që ishin ish-basketbollistë të shquar, në ndeshjen e parë në grupe, shënuan fitore ndaj O. Ugljan me rezultat 58:44, derisa në ndeshjen e dytë fituan ndaj Zmaj me rezultat 44:37.

Në finale shënuan fitore ndaj Vogoshtica Zadar me rezultat të ngushtë 58:57.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat