Java e fundit e NBA-s, vendos kush do të luajë në “Play off”

Basketboll

Java e fundit e NBA-s, vendos kush do të luajë në “Play off”

Më: 9 prill 2024 Në ora: 11:24
Logo e NBA-së

Sezoni i rregullt në NBA po shkon drejt fundit, teksa do të luhet edhe përgjatë kësa jave para se të vendoset fati i skuadrave që do të vazhdojnë në fazën “play off”.

Boston Selltiks ka siguruar matematikisht vendin e parë në Konferencën e Lindjes dhe të drejtën e zhvillimit të më shumë ndeshjeve në fushën e tij.

Ndërsa në Perëndim gjithçka është ende e hapur, me tri skuadra që ndahen nga një fitore mes tyre. Në këtë kah të NBA-së gjithçka do të vendoset me “fotofinish”. Në Perëndim është e hapur edhe gara për “play off”-in, ku 5 ekipe luftojnë për vendin e gjashtë dhe të fundit që të kualifikon mes 6 më të mirave.

Siç dihet, 6 skuadrat e para shkojnë direkt në çerekfinalet e “play off”-it, në të dy Konferencat.

Ndërsa ekipet e klasifikuara në vendet 7-10 do të luajnë në “play in” për të siguruar dy biletat e fundit në secilën Konferencë. Në të dyja Konferencat janë zyrtarizuar edhe skuadrat që i kanë thënë lamtumirë turneut.

Në Konferencën e Lindjes, ekipet e Bruklinit, Torontos, Sharlotit, Uashingtonit e Detroit janë eliminuar. Ndërsa në Perëndim, ekipet që i kanë thënë “lamtumirë” fazës “play off” janë: Hjustoni, Juta Xhaz, Memfisi, Portlandi dhe San Antonio. Faza “play in” do të luhet më datat 16-19 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat