Grapeland në Ligën e Parë, sukses marramendës, pas vetëm shtatë muaj themelimi

Basketboll

Grapeland në Ligën e Parë, sukses marramendës, pas vetëm shtatë muaj themelimi

Shaip Shala Nga Shaip Shala Më 9 prill 2024 Në ora: 16:25
Grapeland

Pas shuarjes të turpshme të KB Rahoveci, për çka askush nuk dha përgjegjësi penale, morale apo njerëzore, dukej se palestra më e bukur sportive” Mizahir Isma” në Rahovec do të mbetej pa lojëra të basketbollit, kështu nuk menduan lojtarë të rinj të klubit të shuar.

Indrit Krasniqi, Altin Selmancena, Bardh Rexha, Hadis Durguti, Visar Ejupi, Ahmet Jupa, Hysen Çmega, Berat Durguti, Donat Oruqi dhe Mirat Bala, të cilët para shtatë muajve themeluan klubin e ri Grapelland Basketball, i cili për të do të jetë suksesi marramendës dhe historik, duke garuar në ligën e dytë të Kosovës, në fund të kampionatit plasohen në vendin e parë!

Në play off, Grapeland humb të dy ndeshje kundër KEK-ut, por në ndeshjen e parë të play - out të shtunën e kaluar e kanë mposhtur Dritën e Gjilanit me rezultat të lartë, 104:66 gjegjësisht me plus 38 pikë astronomike, i cili rezultat u tregua i paarritshëm për gjilanasit edhe në ndeshjen e kthimit.

Skuadra e re e Rahovecit e vulosi me inkuadrimin triumfal në ligën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat