Denveri rimerr kreun në Perëndim

Basketboll

Denveri rimerr kreun në Perëndim

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:05
Pamje nga ndeshja

Kampionët në fuqi të NBA rikthehen në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Denver Nagets mposhtën rivalin direkt në shtëpi, duke fituar 116-107 ndaj Minesotas, që mbante vendin e parë.

Nikola Jokic ishte protagonist absolut i kësaj sfide, duke realizuar plot 41 pikë dhe 11 ribaund. Eduards shënoi 25 pikë për miqtë, por që mbetën për statistikë. Në dy ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt Denveri tani duhet të mbrojë kreun, pasi Minesota dhe Oklahoma mund të përfitojnë.

Kjo e fundit mori fitoren e tretë radhazi, duke mundur bindshëm 127-89 San Antonion. Vetë diferenca prej 38 pikësh tregon dominimin e Oklahomës, e cila është vetëm një fitore larg kreut, por në vendin e tretë.

Ndërsa në Lindje, Milouki Baks, pasi mposhti Bostonin kryesues, fitoi edhe në shtëpi ndaj Orlandos në shifrat 117-99. Edhe pa yllin Antetokounmpo, pretendentët për titull në NBA komanduan ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Dyshja Portis-Lilard bënë diferencën në parket për vendasit, duke shënuar gjysmat e pikëve të Baks, që mbajnë vendin e dytë të shkëputur, por pa shkuar dot më shumë, pasi Bostoni është i paarritshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat