Peja dhe Sigal Prishtina në luftë për trofeun e Ligës Ballkanike

Basketboll

Peja dhe Sigal Prishtina në luftë për trofeun e Ligës Ballkanike

Më: 11 prill 2024 Në ora: 15:39
Pamje nga një ndeshje

Edicioni i 16-të i Ligës Ballkanike do të përfundojë të dielën.

Për herë të parë, Qipro do të organizojë Final 4, ku do të përcaktohet kampioni i ri.

Në këtë event do të jenë pjesëmarrëse kampionia e Kosovës, Peja dhe ish-dy herë fituesja e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina.

Në Final 4 do të marrin pjesë: PAYBL AEL Limassol e Qipros, Peja, Sigal Prishtina dhe Lovcen e Malit të Zi.

Të premten do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes Sigal Prishtinës dhe Llovçenit  nga ora 17:00 sipas kohës në Kosovë, derisa Peja me vendasit, PAYBL AEL Limassol nga ora 19:30.

Të dielën nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, derisa finalja nga ora 19:30.

Sigal Prishtina e kishte përfunduar këtë garë në vendin e parë me gjashtë fitore e dy humbje, kurse Peja kishte pesë fitore e tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat