Ylli në gjysmëfinale

Basketboll

Ylli në gjysmëfinale

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:30
Pamje nga një ndeshje

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës.

Skuadra therandase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Bashkimin, kësaj radhe me shifrat 75:86 (14:20, 23:17, 22:28, 16:21). 

Therandasit në gjysmëfinale do të përballen me kampionen e Kosovës, Pejën. 

Më të mirët e Bashkimit ishin Erik Copes me 20 pikë e 11 kërcime dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden

Eagle Ylli më të mirët ishin Alonzo Verge Jr me 31 pikë, katër kërcime e tetë asistime dhe Nate Grimes me 21 pikë e 13 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat