Prishtina kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike

Basketboll

Prishtina kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike

Më: 12 prill 2024 Në ora: 19:20
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina nuk ka hasur në telashe për t’u kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike në basketboll.

Të premten në Limasol të Qipros, Prishtina e mposhti ekipin nga Mali i Zi, Lovqenin, me rezultatin bindës, 89:69.

Henrik Shirko udhëhoqi Prishtinën me 11 pikë e tetë kërcime.

Shaheed Davis i kishte 12 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Donte Clark kontribuoi me 10 pikë e tetë asistime. U kthye edhe Dardan Berisha, që kontribuoi me nëntë pikë.

Liga Ballkanike po përfundon një edicion shumë të zbehtë. U paraqitën vetëm pesë skuadra, ndërsa katër prej tyre janë në Final4.

Prishtina ishte më e suksesshmja në stinorin e rregullt me gjashtë fitore e dy humbje. Lovqeni ishte i katërti me bilanc katër fitore e katër humbje.

Finalja është të dielën prej orës 19:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat