Eliminohet Peja

Basketboll

Eliminohet Peja

Më: 12 prill 2024 Në ora: 22:59
Peja

Peja nuk ka arritur që të kualifikohet në finale te Ligës Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar u eliminua në gjysmëfinale nga nikoqirët e “Final 4”, AEL-i.

Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” në Limassol përfundoi me rezultatin 99:94.

DeAndre Davis me 24 pikë, Larry Thomas me 23 dhe Jimmy Hall me 22 sosh, ishin më të dalluarit te pejanët – por, që në fund ishin të pamjaftueshme.

Në triumfin e qipriotëve u dallua Kyran Mcclure me 29 pikë.

AEL-i në finalen e Ligës Ballkanike do të takohet me Sigal Prishtinën. Ndërsa, Peja do të luajë për vendin e tretë me Lovcenin. Të dy këto ndeshje do të zhvillohen të dielën.

Tani, për Pejën synimi kryesor mbetet mbrojtja e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës, rrugë që do ta nisë pasi të kthehet në Kosovë. “

Verdhezinjtë” do të takohen me Golden Eagle Yllin në fazën gjysmëfinale të “Play-Offit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat