Sigal Prishtina sot luan finalen e Ligës Ballkanike

Basketboll

Sigal Prishtina sot luan finalen e Ligës Ballkanike

Më: 14 prill 2024 Në ora: 08:36
Prishtina ka fituar dy herë këtë garë

Sigal Prishtina të dielën do të kërkojë trofeun e tretë të Ligës Ballkanike.

Bardhekaltrit do të kenë një sfidë aspak të lehtë, pasi përballën me skuadrën qipriote, PAYBL AEL Limassol, që është organizatore e Final 4, dhe do të kenë përkrahjen e tifozëve.

Sfida zhvillohet të dielën nga ora 19:30, kurse për vendin e tretë do të luajë Peja, që ndeshet me Lovcenin e Malit të Zi (ora 17:00).

Prishtina ka fituar dy herë këtë garë, dhe është në kërkim të trofeut të tretë. Tre trofe ka vetëm Levski Sofja e Bullgarisë.

Bardhekaltrit kanë triumfuar më 2015 dhe 2016, dhe në finalen e tretë duan trofeun e tretë.

Në finale të kësaj gare kanë qenë, Peja edicionin e kaluar dhe Bashkimi më 2018.

Në tri vitet e fundit kanë qenë skuadrat izraelite që kanë fituar, derisa më 2021 ishte anuluar për shkak të Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat