Flamurtari finalisti i parë i play off-it

Basketboll

Flamurtari finalisti i parë i play off-it

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:15
Pamje nga ndeshja

Flamurtari është ekipi i parë finalist i play off-it në basketboll për femra. Skuadra vlonjate fitoi 58-40 ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë luajtur në Shkodër, duke prerë kështu një biletë për në finalet, ku do të mbrojë titullin kampion.

Ndeshja e luajtur në Shkodër u fitua 58-40 nga Flamurtari, rezultat ky që ishte i njëjtë me atë të tri ditë më parë në Vlorë. Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe të mbyllur 23-22 në favor të vendaseve, në 20 minutat e dyta vjen përmbysja e Flamurtarit.

Vlonjatet ngrejnë ritmin e lojës së tyre dhe arrijnë të komandojnë në fushë, ku Henderson është protagoniste. Ajo realizon 24 pikë e 12 rebound për mikeshat, duke ndalur rrugëtimin e Vllaznisë , që eliminohet në gjysmëfinale.

Skuadra e dytë finaliste do të dalë nga ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës, që luhet sot në mbrëmje në “Asllan Rusi”.

Ekipi i Partizanit fitoi në sekondat e fundit ndeshjen e parë dhe është më pranë finaleve play off.

Gjysmëfinale-Femra

Nd.1, Flamurtari – Vllaznia, 58-40

Nd.1, Tirana – Partizani, 54-56

Nd.2, Vllaznia – Flamurtari, 40-58

Nd.2, Partizani – Tirana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat