Tirana fitoi 61-58 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e dytë play off në basketboll për femra, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.
Për pasojë, emri i finalistit të dytë dhe që do të ndeshet për titullin kampion me Flamurtarin, do të dalë nga përballja e tretë derbi.
Ndeshja e dytë mes të kuqve dhe bardhebluve luajtur në “Asllan Rusi” ishte sërish e ekuil,ibruar, ashtu si dhe sfida e parë mes tyre. Ajo u vendos në sekonda e fundit, teksa një minutë e gjysmë nga fundi rezultati ishte i barabartë 56-56. Më pas, Tirana shkëputet e fiton 61-58.
Për Partizanin u dallua Bannister me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen. Qosja me 19 pikë e Bojka me 17 pikë ishin dy basketbollistet që udhëhoqën Tiranës drejt fitores. Ndeshja e tretë gjysmëfinale do të luhet pas dy ditësh në “Fahrie Hoti”.
Gjysmëfinale-Femra
Nd.1, Flamurtari – Vllaznia, 58-40
Nd.1, Tirana – Partizani, 54-56
Nd.2, Vllaznia – Flamurtari, 40-58
Nd.2, Partizani – Tirana, 58-61
Nd.3, Tirana – Partizani